Zyrtarët amerikanë bisedime me talebanët

12:57 11/10/2021

Në takim u diskutua për evakuimet e tjera të amerikanëve dhe ndihmat humanitare

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se disa zyrtarë amerikanë kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e talebanëve në Doha të Katarit, për të diskutuar situatën e fundit në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara thanë se takimi midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe talebanëve  ishte “i sinqertë dhe profesional”. Pala amerikane përsëriti faktin se talebanët do të gjykoheshin për veprimet dhe  jo vetëm për fjalët e tyre.

Gjatë bisedimeve parësore mbetet çështja e sigurimit të daljes së sigurt të amerikanëve dhe qytetarëve të vendeve të tjera që duan të largohen nga Afganistani.

Përveç kësaj u diskutuan edhe çështjet e të drejtave të njeriut në vend, përfshirë përfaqësimin e  grave e të drejtat e tyre, dhe u nënvizua se SHBA-ja do të ndihmojë drejtpërdrejt popullin afgan.

Talebanët  mirëpritën ofertën amerikane të ndihmës humanitare dhe thanë  se autoritetet lokale do të bashkëpunonin me grupet e ndihmës, por një ndihmë e tillë “nuk duhet të lidhet me çështje politike”.

Uashingtoni dhe vendet e tjera perëndimore po përballen me zgjedhje të vështira pasi një krizë e rëndë humanitare po afrohet në Afganistan.

Ata po përpiqen të gjejnë nje zgjidhje se si të angazhohen me talebanët pa i dhënë grupit legjitimitetin që kërkon, duke siguruar që ndihma humanitare të ofrohet në vend.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *