Zyrtarët gjermanë nën hetim, akuzohen për neglizhencë

https://youtu.be/KlyQD25y20s

20:40 06/08/2021

Qytetarët nuk u lajmëruan paraprakisht për përmbytjet

Dy zyrtarë në Gjermani identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur janë vënë nën hetim me pretendimin se nuk kanë lajmëruar paraprakisht banorët e zonave të përmbytura ku humbën jetën 141 qytetarë.

Mbi ta rëndon akuza për “vrasje nga pakujdesia” dhe “plagosje nga pakujdesia”.

Shteti perëndimor i Rheinland-Pfalzit u godit nga përmbytjet më të mëdha të shënuara në 6 dekada ku humbën jetën 170 persona, u ndërpre energjia elektrike në qindra mijëra shtëpi dhe i faturoi shtetit një shumë prej më shumë se 6 miliardë eurosh për shkak të dëmëve të shkaktuara.

Banorët e qyteteve të goditura nga përmbytjet raportuan se nuk ishin paralajmëruar  paraprakisht  për përmbytjet  e rënda dhe pati nga ata qytetarë  që pohuan se informacioni nga autoritetet ishte i paqartë ose mungonte plotësisht.

Përmbytjet kanë tronditur politikën gjermane përpara zgjedhjeve kombëtare në Shtator, duke ngritur pikëpyetje se pse ekonomia më e madhe e Evropës u gjend këmbëkryq dhe e papërgatitur nga ngrohja  globale.

Sipas një sondazhi të realizuar nga gazeta gjermane “Bild” në fund të muajit të kaluar rezultoi se dy të tretat e gjermanëve besojnë se politikëbërësit federalë dhe rajonalë duhet të kishin bërë më shumë për të mbrojtur qytetarët.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *