Zyrtarët palestinezë: Peshkatarët u martirizuan me dron izraelit

Tre peshkatarë palestinezë u martirizuan të dielën kur shpërtheu një dron izraelit i ngarkuar me eksploziv, njoftoi Ministria e Brendshme e Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Iyad al-Bozum, në një deklaratë theksoi se një dron izraelit i ngarkuar me eksploziv ishte mbërthyer në rrjetën e peshkatarëve dhe shpërtheu.

“Ministria e konsideron okupuesit izraelit plotësisht përgjegjës për martirizimin e tre peshkatarëve në bregdetin pranë Khan Younis të Gazës jugore”, shtoi Al-Bozum.

Ai gjithashtu nxiti grupet e të drejtave të ndjekin penalisht autoritetet izraelite në gjykatat ndërkombëtare për krimet e tyre kundër popullit palestinez.

Peshkatarët nga familja Al-Laham u vranë në rrethana misterioze në brigjet e Rripit të Gazës gjatë peshkimit.

Ministria e Brendshme tha se do të hetojë incidentin.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, mohoi përfshirjen në vdekjen e peshkatarëve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *