Zyrtarët turq dhe libianë nënshkruan pesë marrëveshje

Në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, zyrtarët e lartë të dy vendeve kanë nënshkruar pesë marrëveshje.

Pas takimit midis presidentit Erdoğan dhe kryeministrit Dbeibeh, si dhe takimit midis delegacioneve të të dy vendeve, u organizua një ceremoni nënshkrimi i disa marrëveshjeve.

Zyrtarët nënshkruan një protokoll dhe memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një termocentrali në Libi, memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një terminali të ri në aeroportin e Tripolit, si dhe memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një qendre të re tregtare në Tripoli.

Po ashtu u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim strategjik të medias midis Turqisë dhe Unitetit Kombëtar të Libisë, e cila u nënshkrua nga shefi i drejtorisë së komunikimeve turke, Fahrettin Altun dhe ministri libian i komunikimeve, Ammar Mohammed al-Lafi.

Presidenti Erdoğan dhe kryeministri Dbeibeh po ashtu nënshkruan një deklaratë të përbashkët të takimit të parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *