Zyrtari i lartë i EMA: Ekziston një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe një forme të rrallë të mpiksjes së gjakut

Një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka bërë sot një deklaratë të fortë lidhur me dyshimet se vaksina e AstraZeenca shkakton mpiksje të gjakut.

Kreu i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri, është shprehur sot se ekziston një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe një forme të rrallë të mpiksjes së gjakut.

“Sipas mendimit tim, ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim”, ka thënë ai, duke shtuar se rregullatori i ilaçeve në Evropë do të ketë një deklaratë mbi këtë çështje “në orët e ardhshme”.

Kujtojmë se Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Holanda, e shumë vende të tjera, kohët e fundit, kanë kufizuar injektimit me vaksinën e kompanisë anglo-suedeze, në pritje të një hetimi nga EMA.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *