Zyrtari i UNRWA-së kërkon falje për shkak të deklaratës së tij lidhur me sulmet izraelite në Gaza

Drejtori i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) për operacionet në Gaza, Matthias Schmale kërkoi falje për shkak të deklaratës së tij se “Përveç përjashtimeve, ushtria izraelite nuk goditi objektiva civile në Gaza”.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini bëri një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen. Ai tha se në “konfliktet” e përjetuara gjatë 11 ditëve në Gaza u shkaktuan shumë humbje jete dhe dëme materiale.

Lazzarini theksoi se në Gaza humbën jetën mbi 250 persona dhe pasi shprehu ngushëllime për të afërmit e të vdekurve ai uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Duke theksuar se UNRWA ka shqetësim të thellë për shkak të shkatërrimeve të përjetuara në Gaza, Lazzarini tha se dënojnë në mënyrën më të ashpër sulmet ndaj civilëve dhe pronës së civilëve të cilat janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Nuk mund të ketë asnjë arsyetim për vrasjen e civilëve. Çdo sulm mbi një vend me popullsi intensive si Gaza do të shkaktojë një shkatërrim shumë të madh për njerëzit dhe ndërtesat. Nga efektet e bombave u vranë ose u plagosën rëndë shumë njerëz. Në mesin e mbi 60 fëmijëve që u vranë, të paktën 19 prej tyre ishin nga ata që shkonin në shkollat e UNRWA-së”, tha Lazzarini.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se drejtori i UNRWA-së për operacionet në Gaza, Schmale ka kërkuar falje ndaj opinionit publik për fjalët që ka thënë në një intervistë për televizionin izraelit Kanal 12.

Schmale në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter ka mbrojtur idenë se fjalët e tij në intervistën për Kanal 12 janë shtrembëruar.

“Deklaratat e fundit që unë kam bërë në televizionin izraelit kanë ofenduar dhe lënduar anëtarët e familjeve, miqtë e atyre që janë vrarë ose plagosur gjatë luftës së sapo përfunduar. Me të vërtetë jam shumë i penduar që u kam shkaktuar atyre dhimbje”, tha duke kërkuar falje drejtori i UNRWA-së për operacionet në Gaza, Schmale.

Në një intervistë për televizionin Kanal 12, Schmale tha se “Përveç përjashtimeve, (ushtria izraelite) nuk goditi objektiva civile në Gaza, por pamëshirshmëria dhe brutaliteti i sulmeve u ndje në mënyrë të rëndë”.

Në sulmet e Izraelit që filluan më 10 maj dhe vazhduan 11 ditë, humbën jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *