Zyrtari serb ‘shfrenohet’ në konspiracione e dezinformata: Kosova po bëhet gati të sulmojë gratë, pleqtë, fëmijët e burrat tanë

zyrtari serb shfrenohet ne konspiracione e dezinformata kosova po behet gati te sulmoje grate pleqte femijet e burrat tane
Petkoviq 600x360 1

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë Petar Petkoviç, tha se vendosja e njësive të ushtrisë dhe MPB-së në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake është “përgjigje ndaj kërcënimit të menjëhershëm të luftës” dhe asaj që po bën Kosova për të “kryer një sulm” në veri të Kosovës.

“Duke pasur parasysh se Kosova e ngriti gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë së Kosovës në nivelin më të lartë, duke i përgatitur ato njësi, tyta të gjata dhe automjete të blinduara për të sulmuar popullin serb në veri të Kosovës me qëllim që të sulmojnë gratë, pleqtë tanë, fëmijët, burrat, njerëzit tanë që vetëm në barrikada mbrojnë të drejtën e jetës së zhveshur”, theksoi Petkoviç në RTS.

Ai shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “bën gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts