
10:16 08/04/2022
4 civilë janë vrarë teksa përpiqeshin të largoheshin me anije nga rajoni i pushtuar i Kherson. Sipas autoriteteve ukrainase, anija po lundronte nga fshati Pervomaivka kur u sulmua rreth 70 metra larg nga bregu.
Sipas një zyrtari, anëtar në qeverisjen vendore të Kryvyi Rih, në anije kanë qenë 14 persona.
Viktimat janë dy burra, një grua dhe një fëmijë 13-vjeçar. Shtatë persona janë dërguar në spital, ndërsa dy të tjerë kanë humbur.
Ndërkohë nuk është e qartë nëse personi i 14-të në varkë është plagosur, i humbur apo i padëmtuar. Kherson-i, një qytet port jugor pranë Krimesë, u pushtua nga Rusia në ditën e tetë të pushtimit./tvklan.al