Zyrtari ukrainas: “Lufta e hapur” po vazhdon brenda Kremlinit, do të rezultojë në likuidimin fizik të…

zyrtari ukrainas lufta e hapur po vazhdon brenda kremlinit do te rezultoje ne likuidimin fizik te

Përfaqësuesi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës ukrainase (HUR) Andrii Cherniak ka thënë se përleshjet e brendshme janë duke vazhduar midis Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) dhe ministrisë së saj të mbrojtjes.

“Sipas vlerësimeve tona, tashmë ka një luftë të hapur midis të ashtuquajturave ‘kulla’ të Kremlinit, e cila do të rezultojë në likuidimin fizik të drejtuesve të fraksioneve konkurruese”, tha zoti Cherniak për RBC Ukraine.

Ai shtoi se rebelimi i Wagnerit kishte zbuluar dobësinë e Vladimir Putinit dhe inkurajoi elitat ruse të luftonin mes njëra-tjetrës për pushtet.

Raportet e mediave kanë sugjeruar gjithashtu se rebelimi shkaktoi ndezje të tensioneve midis udhëheqjes politike dhe ushtarake të Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts