Zyrtari ukrainas: ‘Negociatat e vështira’ vazhdojnë për evakuimin e të plagosurve rëndë nga Azovstal

zyrtari ukrainas negociatat e veshtira vazhdojne per evakuimin e te plagosurve rende nga azovstal
zyrtari ukrainas negociatat e veshtira vazhdojne per evakuimin e te plagosurve rende nga azovstal

Negociatat e vështira po vazhdojnë për fatin e ushtarëve ukrainas të bllokuar ende në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk.

“Negociatat e vështira janë duke u zhvilluar dhe ato ende po vazhdojnë në këtë kohë, për të shpëtuar mbrojtësit gradualisht sepse Federata Ruse po përpiqet të diktojë kushtet dhe kërkesat e saj sa më shumë që të jetë e mundur.

Kyrylenko i bëri jehonë komenteve të zëvendëskryeministres së Ukrainës Iryna Vereshchuk se pala ukrainase nuk do të ofronte komente të hollësishme rreth procesit.

“Ne duhet të flasim për këtë vetëm kur njerëzit të jenë të sigurt. Vetëm atëherë do të japim ndonjë koment. Negociatat janë në vazhdim dhe janë vërtet shumë të vështira. Sepse, së pari, Federata Ruse i ndryshon gjithmonë kushtet. Madje edhe ato marrëveshjet që janë arritur nuk janë një marrëveshje 100% me Rusinë”, shpjegoi ai.

Ndërkohë, tha ai, rusët vazhduan të sulmonin Avozstal nga ajri. “Këto janë bomba të rënda, vakum, me eksploziv të lartë,” tha zyrtari.

Vereshchuk ka folur gjithashtu për negociatat e Azovstal, me sa duket duke kërkuar të zvogëlojë pritshmëritë.

“Nuk ka mrekulli në luftë. Ka realitete të ashpra. Prandaj, funksionon vetëm një qasje e matur dhe pragmatike,” tha ajo të premten. “Ekipi po punon. Negociatat me armikun janë shumë të vështira. Rezultati mund të mos i pëlqejë të gjithëve. Por detyra jonë është t’i nxjerrim djemtë tanë. Të gjithë. Të gjallë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts