ZYTRARE/ Ndryshon skuadër, jo kampionat. Djali i Diego Simeones mbetet në Serinë A










Djali i trajnerit të Atletiko Madridi Diego Simeone, Xhovani Simeone do të vazhdojë karrierën e tij në Serinë A, por kësaj radhe te skuadra e Veronës.

gv

26-vjeçari ishte prej 2 vitesh pjesë e Kaljarit, por ka vendosur të largohet drejt një aventure të re. Simeone e ka nisur karrierën te River Plejti në Argjentinë, për të vazhduar më pas te Banfildi ku ra në sy të Xhenoas në vitin 2016.

Xhenovezët e mbajtën vetëm 1 sezon duke ia shitur Fiorentinës e cila e aktivizoi për dy sezone në vitet 2017-2019. Operacioni është kryer në formën e huazimit për 1 milionë euro, teksa Verona ka të drejtë ta blejë pas një viti për shumën e 12 milionë eurove. Për Simeonen do të ketë kontratë 4 vjeçare dhe 1 vit shtesë për rinovimin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *