Fati i PD/ Baton Haxhiu: Kjo është beteja e parë që Lulzim Basha duhet të bëj për të shkuar drejt fitores








Baton-Haxhiu-597x360-1Analisti Baton Haxhiu i ftuar në emisionin “Java në RTSH” ka folur rreth dilemave të shtatorit dhe për fatin e Partisë Demokratike.

Në panelin me analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj, ai u shpreh se është i sigurtë që nëse Basha do të distancohej nga Berisha për shkak të shpalljes së tij ‘non-grata’, do të hapte rrugën drejt fitores dhe drejt suksesit.

Sipas Haxhiut, meqë Berisha pretendon se largimi i tij lidhet Kosovën, atëherë le të kërkojë mbështetjen e shqiptareve të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe më pas do shohim se sa mbështetje do të ketë.

“Nuk besoj se Lulëzim Basha do të humb militantë më shumë, por do të fitojë të tjerë të cilët janë të gatshëm ta shohin si lider në krye të PD. Nëse Basha mendon për të ardhmen e partisë dhe PD të vij në pushtet, jam i sigurtë që betejën e pare që duhet të bëj është një qëndrim që duhet ta largonte Sali Berishën nga Partia Demokratike. Atë duke e lënë në bankën e deputetit por mos ta lejojë të përfaqësojë PD sepse nuk mund ta eliminosh një njëri që ka fituar votat por mund ta largojë nga qëndrimet që mund të thirren në emër të partisë.

Nga ana tjetër, nëse Berisha pretendon se është larguar për shkak të Kosovës, le t’u kërkojë shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, të Kosovës dhe të Shqipërisë që të dalin në një prej kufijve të thonë jemi me Berishën dhe të shohim sa përkrahje do të kemi. Janë plotë mënyra për të treguar fuqinë dhe pafuqinë e Sali Berishës,”- u shpreh ai

P Template

Analisti Baton Haxhiu diskutoi rreth qeverisjes së re të kryeministrit Edi Rama.

Sipas analistit Haxhiu, Edi Rama do ta ketë shumë të vështirë këtë mandat të tretë, ndryshe nga dy të tjerat.

“Në PS, po flitet për mandatin e katërt akoma pa filluar mandati i tretë. Edi Rama duhet të përcaktojë për këtë mandat se me kë duhet ta vazhdojë. Nëse synohet mandati i katërt Edi Rama duhet të ketë shumë kujdes pasi i duhet një mandat politik me njerëz politik të cilët janë të Partisë Socialiste pasi mendoj se njerëzit e PS vështirë që mund ta durojnë edhe një mandat të tretë me emra të rinj,”- u shpreh ai.

Më tej, ai u shpreh se mandati i tretë është shumë më i vështirë se dy të tjerat për kryeministrin Rama dhe sipas tij, gabimet e vogla në 8 vite, do të sheshohen së shpejti.

Nga ana tjetër, analisti Haxhia u shpreh se Berisha nuk e kupton se dënimi publik ndaj tij, nuk është mesazh për të por për dike tjetër dhe nëse Berisha nuk e kupton këtë atëherë ai kot ka qëndruar në politikë gjithë këto kohë. Haxhiu shtoi se ish-kryeministri i ka mëkatet shumë ndryshe nga të tjerët.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *