Lotito dhe Tare “fërkojnë duart”, Junajtid përgatit ofertën e çmendur për yllin e skuadrës









Sergej Milinkoviç-Saviç është një nga lojtarët kryesor tek Lacio, me mesfushorin serb i cili ka shumë kërkesa edhe në merkaton e transferimeve nga klube të mëdha europiane duke përfshirë këtu edhe Mançester Junajtid.

milinkovic savic

Sipas asaj çka raporton “Il Messangero”, agjenti i lojtarit duket se i ka prezantuar drejtorit sportiv të Lacios, Lotito një ofertë nga ana e “Djajve të kuq” me vlerë 80 milionë euro.

Një transferim i tillë mund të ndihmonte në rindërtimin e skuadrës dhe përforcimin e saj duke u financuar nga vlera e shitjes së lojtarit, me presidentin Lotito që do të ishte i gatshëm të lejonte largimin e tij me këto shifra.

Mbetet për t’u parë nëse ky transferim i bujshëm do të konkretizohet, dhe nëse trajneri Ten Hag do ta nisë aventurën e tij të Junajtid me një goditje të madhe.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.