Ngo dhe Seferi “trembin” Tiranën, ja gjendja e bardhebluve para derbit me Partizanin








Tirana është gati për festën e madhe, derbin me Partizanin. Skuadra bardheblu dje nisi punën për ndeshjen e së hënës, ndërsa nga ana tjetër, problemet nuk mungojnë. Gjysma e skuadrës ka ardhur nga COVID-i dhe paçka se ishte në fushë ndonjë element, gjërat nuk është se kanë shkuar siç duhet.

seferi ngo

Erjon Hoxhallari ka probleme në kavilje, Marsel Ismajlgeci nuk është ende në formë. Taulant Seferi bëri maksimumin, ndërsa Majkëll Ngo në fund të ndeshjes ka sqaruar për stafin se ka pasur vështirësi me frymëmarrjen në ato minuta që ka qenë në fushë. Me grupin gjatë ditës së djeshme është bashkuar edhe Ilion Lika, i cili ka nisur stërvitjen, duke lënë pas COVID-in.

STËRVITJA – Shehi ka ndarë ekipin në dy grupe, ku titullarët e Teutës vetëm u relaksuan, ndërsa pjesa tjetër mori ngarkesë të plotë. Me ekipin që bëri stërvitje normale ishin edhe ata që luajtën në pjesën e dytë. Skuadra ka punuar e qetë, ndërsa nga sot ekipi do të jetë i plotë dhe Shehi do të nisë taktikën.

TIRANA 4

STATISTIKAT – Partizani është një nga dy skuadrat që Orges Shehi nuk ka mundur nën drejtimin e Tiranës. Trajneri i bardhebluve nuk ka ekip që nuk e ka mundur në Superiore, ndërsa me Kukësin ka vetëm një barazim, sepse në një ndeshje nuk ka qenë në stol.

Po nga ana tjetër, me të kuqtë ka një humbje dhe një barazim. Ekipet e tjera ka ditur t’i mundë, duke filluar nga Vllaznia, Teuta, Laçi, ndërsa me të kuqtë ka qenë ndryshe.

Derbin e parë e humbi 1-2, ndërsa në ndeshjen e dytë me të kuqtë doli në barazim. Gjithsesi, siç thuhet zakonisht, e treta e vërteta. Ka mundësinë që të marrë tri pikët dhe të kthejë fitoren në kampin bardheblu pas më shumë se një viti e gjysmë shterpësi.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *