Presidenti i Qipros Turke do të takohet me kreun e OKB-së në Bruksel

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar të premten më 25 qershor do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Bruksel.

Sipas deklaratës me shkrim nga Presidenca, Tatar do të largohet nesër nga ishulli për të shkuar në Bruksel.

Tatar do të shoqërohet nga përfaqësuesi special, Ergün Olgun, nënsekretari presidencial Okan Donangil, nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ismet Korukoğlu dhe këshilltari ligjor i presidentit, Sülen Karabacak.

Në lajmet në mediat greke qipriote thuhet se Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Guterres do të takohet me udhëheqësin e administratës greke qipriote (GCA), Nikos Anastasiades më 25 qershor.

Presidenti Tatar dhe udhëheqësi qipriot grek, Anastasiades patën dje takime të ndara me këshilltarin e përkohshëm special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Jane Holl Lute.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *