Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Ilir Dashit: I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar





Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI, Ilir Dashi.

ilir dashi1

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta vdiq miku i paharruar. Ai ngushëllon familjarët, miqtë dhe kolegët.

“I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.

Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij! Të prehet në paqen e merituar”, shkruan Presidenti Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *