Tuneli i Kalimashit mbulohet nga tymi, krijohet fluks i madh mjetesh/ Ministri i Mbrojtjes: U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes!










Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga zjarret mbi tunelin e Kalimashit.

PELESHI

Peleshi u ka bërë thirrje udhëtarëve që të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë.

Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, shprehet Peleshi përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Zona pranë tunelit të Kalimashit është mbuluar nga tymi, ndërsa është krijuar një fluks i madh mjetesh. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj, më herët njoftoi se një kontingjent i FSK-së është nisur drejt Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka autorizuar nisjen e kontingjentit të FSK-së drejt Shqipërisë, pas miratimit të kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes.

kalimash1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *