Bie kabina e teleferikut, 13 të vdekur në Itali

16:48 23/05/2021

Aksidenti tragjik në veri të vendit

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi një teleferik ra pranë liqenit Maggiore në rajonin e Piemonte, në veri të Italisë. Sipas autoriteteve vendase, kavoja ku mbahet kabina e teleferikut u shkëput duke shkaktuar kështu aksidentin e rëndë. Dy fëmijë të moshës 2 dhe 5 vjeç u dërguan në spital në Torino në gjendje të rëndë. 

Kabina ra në një pjesë të pyllëzuar, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta. Zjarrfikësit e komandës provinciale të Verbania dhe ata të Gravellona Toce u angazhuan maksinalisht për këtë aksident, i cili raportohet se nuk është i pari në këtë zonë. 

Liqeni Maggiore, ndodhet në një lartësi prej 1,491 metrash dhe udhëtimi me teleferik zgjat rreth njëzet minuta. Teleferiku Mottarone u hap në 24 prill pas mbylljes për shkak të kufizimeve të Covid. Në vitin 2016, një shumë prej 4 milionë e 400 mijë eurosh janë investuar për kontrollin, rregullimin dhe riparimin e teleferikëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *