Çifti në pistë duke kërcyer, fishekzjarrët shkaktuan zjarrin, dalin pamjet e tmerrit ku humbën jetën 114 dasmorë

cifti ne piste duke kercyer fishekzjarret shkaktuan zjarrin dalin pamjet e tmerrit ku humben jeten 114 dasmore

Dalin pamje nga zjarri i frikshëm që përfshiu sallën e një restoranti ku po mbahej një ceremoni martesore në Irak, ku humbën jetën tragjikisht 114 persona. Videoja fillon me pamjet e të porsamartuarve duke kërcyer në pistën e vallëzimit, ndërsa rreth tyre janë ndezur fishekzjarrë dhe askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte më pas.

Në pamjet shihet se si nga fishekzjarrët ka marrë flakë tavani dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithë lokalin. Sipas Daily Mail, Haneen dhe Revan, siç janë emrat e të sapomartuarve, i kanë shpëtuar zjarrit teksa kanë arritur të fshihen në kuzhinë. Familjarët që i kanë vizituar në spitalin ku po trajtohen për plagët kanë thënë se çifti është në gjendje të keqe psikologjike.

Nga ana e tij, babai i dhëndrit i tha CNN se ai e konsideron përgjegjës për tragjedinë pronarin e vendit ku u mbajt pritja: “Fajësoj pronarin e lokalit për atë që po ndodh sepse nuk kishte as zjarrfikëse dhe as masa sigurie”. Kujtohet se tragjedia me 114 të vdekur dhe më shumë se 150 të plagosur ka ndodhur në qytetin Karakos, afër Mosulit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts