Çmontohen dy grupe kriminale në Itali, arrestohen 24 persona, zbulohet roli i shqiptarit. Bënte lidhjen me furnitorët e drogës në Shqipëri dhe…

cmontohen dy grupe kriminale ne itali arrestohen 24 persona zbulohet roli i shqiptarit bente lidhjen me furnitoret e droges ne shqiperi dhe
cmontohen dy grupe kriminale ne itali arrestohen 24 persona zbulohet roli i shqiptarit bente lidhjen me furnitoret e droges ne shqiperi dhe

24 persona janë arrestuar nga Guardia di Finanza në orët e para të mëngjesit, gjatë një operacioni për të çmontuar dy organizata që trafikonin lëndë narkotike dhe që kishin baza në Torino dhe Alessandria.

Operacioni filloi në agim me aktivizimin e rreth 120 efektiveve që i përkasin Komandës Krahinor të Torinos dhe Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (SCICO) të Romës, të koordinuar nga Prokuroria Publike – Drejtoria Antimafia e Rrethit Torino.

Territori i prekur është mjaft i madh: Piemonte, por edhe Lombardia, Emilia Romagna, Toscana dhe Abruzzo. Të gjithë të arrestuarit kanë prova të rënda kundër tyre, të cilat sugjerojnë se ata i përkasin dy shoqatave të veçanta kriminale që synojnë trafikimin dhe tregtimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (kryesisht kokainë dhe marijuanë).

Hetimet ishit w gjata ndhe komplekse dhe pwrfshinin përgjime telefonike dhe mjedisore.

Personat e përfshirë janë të gjithë italianë dhe shqiptarë.

I pari nga dy grupet kishte një bazë logjistike në Torino dhe një qendër interesash në kryeqytetin piemontez dhe në komunat e zonës veriore të qytetit, me degëzime dhe lidhje me provincat e tjera piemonteze dhe rajonet fqinje.

Komunikimet mes anëtarëve të shoqatës u zhvilluan nëpërmjet telefonave celularë të gjeneratës së parë të dedikuar posaçërisht pwr raste tw ngjashme.

Në rast urgjence, ata mund të zëvendësonin korrierët për të vazhduar aktivitetet dhe dërgesat e paligjshme, edhe nëse droga kapej dhe personat e përfshirë ndaloheshin nga policia. Të specializuar në trafikun e kokainës, ata kishin një klientelë që arrinte nga Torino, Asti dhe Cuneo në Toscana. Në krye ishte një shqiptar 58-vjeçar, i cili prej mbi 20 vitesh qëndronte në provincën e Torinos.

Grupi i dytë vepronte edhe si “furnizuese” e grupit të Torinos. Në krye ishte një shqiptar 39-vjeçar, i cili gjithashtu kishte rreth 20 vite që operonte në këtë territor.

Ishte ai që lidhej me furnitorët në Shqipëri, duke negociuar sasitë dhe çmimet e kokainës, por edhe të kanabisit dhe marijuanës.

Droga udhëtonte në automjete të modifikuara me fund të dyfishtë dhe vende të veçanta fshehjeje.

Gjatë hetimeve gjithsej janë sekuestruar rreth 45 kilogramë kokainë, 150 kilogramë marijuanë, 1.5 kg hashash dhe 900 mijë euro cash.

Sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara, nëse do të hidheshin në tregun “me pakicë”, mund të kishin sjellë të ardhura të paligjshme prej të paktën 6 milionë eurosh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts