Deklarata e fortë e kreut të grupit mercenar Wagner: Do të shkatërrojmë udhëheqjen ushtarake ruse, para deri në fund!

deklarata e forte e kreut te grupit mercenar wagner do te shkaterrojme udheheqjen ushtarake ruse para deri ne fund

Kreu i grupit mercenar rus Wagner nuk tërhiqet nga deklaratat e tij të forta, që tregojnë çdo ditë e më shumë revoltë kundër Moskës zyrtare.

Yevgeny Prigozhin është zotuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbysur udhëheqjen ushtarake ruse në Moskë, duke shtuar se trupat e tij janë të gatshme të “shkatërrojnë çdo gjë” që u vjen në rrugën e tyre.

“Ne po ecim përpara dhe do të shkojmë deri në fund,” tha Prigozhin në një mesazh të ri audio pasi u zotua të rrëzojë udhëheqjen ushtarake të Rusisë, duke shtuar se forcat e tij do të hyjnë në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts