Dita e 48 e luftës | OKB: Mbi 4 milionë fëmijë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre

dita e 48 e luftes okb mbi 4 milione femije ukrainas jane larguar nga shtepite e tyre
dita e 48 e luftes okb mbi 4 milione femije ukrainas jane larguar nga shtepite e tyre

08:17 12/04/2022

◾Sipas një raporti të fundit të OKB-së, rreth 4.8 milionë nga 7.5 milionë fëmijët e Ukrainës janë zhvendosur nga vendi që nga fillimi i luftës.

◾Zyrtarët perëndimorë thonë se periudha e ardhshme është vendimtare për Ukrainën. Presidenti Zelensky thotë se Rusia po përqendron dhjetëra mijëra ushtarë për ofensivën e saj të radhës në Ukrainën lindore.

◾SHBA dhe Britania po shqyrtojnë raportet nëse janë përdorur apo jo armët kimike nga forcat ruse që sulmojnë Mariupolin.

◾Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov thotë se forcat ukrainase po qëndrojnë kundër Rusisë në qytetin e rrethuar.

◾Kancelari i Austrisë është bërë lideri i parë i BE-së që takohet me Vladimir Putin që nga fillimi i luftës.

◾Karl Nehammer i përshkruan bisedimet në rezidencën e Putinit jashtë Moskës si “të drejtpërdrejta, të hapura dhe të vështira”.

◾Kryeministri indian Narendra Modi thotë se ai i ka bërë vazhdimisht thirrje Putinit dhe Zelenskit që të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta.

OKB: Pothuajse dy të tretat e fëmijëve ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre

Pothuajse dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre gjatë 6 javëve që nga nisja e pushtimit të Rusisë, ka raportuar sot OKB.

Gjithashtu, OKB ka verifikuar vdekjen e 142 të rinjve, duke paralajmëruar se në fakt numri aktual është shumë më i lartë.

Manuel Fontaine, drejtor i programeve emergjente të UNICEF-it, tha se të shpërnguleshin 4.8 milionë nga 7.5 milionë fëmijët e Ukrainës në një kohë kaq të shkurtër, është diçka që ai nuk e kishte parë të ndodhte kaq shpejt në 31 vjet punë humanitare.

“Nga 3.2 milionë fëmijë që vlerësohet se kanë mbetur në shtëpitë e tyre, gati gjysma mund të rrezikojnë të mos kenë ushqim të mjaftueshëm,” tha Fontaine për Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai paralajmëroi se situata ishte ndoshta më e keqe në qytete si Mariupol dhe Kherson, ku nuk kishte shërbime të ujit dhe kanalizimeve dhe furnizimi me ushqime dhe ilaçe ishte ndërprerë.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts