“Do të jenë individë të papërfshirë në politikë”, Adriatik Lapaj: Një parti e re në shtator, ja si do të funksionojë

do te jene individe te paperfshire ne politike adriatik lapaj nje parti e re ne shtator ja si do te funksionoje
do te jene individe te paperfshire ne politike adriatik lapaj nje parti e re ne shtator ja si do te funksionoje

Avokati Adriatik Lapaj bashkë me aktivistë të tjerë do të formojë një subjekt të ri politik në muajin shtator.

Në një intervistë dhënë për gazetarin Klevin Muka në Panorama TV, Lapaj tha se forca e re do të jetë një Lëvizje, ndërsa fillimisht do të regjistrohet si organizatë.

“Nuk do të kërkojmë të marrim pjesë te këta ne, nuk jemi ajo lloj forcë që i shtohet të tjerave. Ne jemi lëvizje, jo parti, fillimisht do të regjistrohemi në Gjykatë si Lëvizje. Gjithë këtë e bëjmë për fëmijët tanë, nëse njerëzit duan të bashkohen, të vijnë, nëse janë rehat kështu siç janë, atëherë të rrinë”, tha Lapaj.

I pyetur nga gazetari për mënyrën e operimit të kësaj Lëvizjeje, Lapaj zbuloi se ajo do të nisë me takime me qytetarët.

“Po e them për herë të parë këtu, do të nisim me takime nga veriu i vendit. Kemi njerëz plot që duan të angazhohen dhe ne do e nisim nga veriu i vendit për të vijuar në gjithë Shqipërinë. Në shtator nisim takimet…”, shtoi Lapaj.

Lapaj u shpreh optimist se forca e re do të ketë sukses, pasi të gjithë pjesëtarët do të jenë individë të papërfshirë në politikë dhe idealistë për një Shqipëri më të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts