Drama e francezit Hernandez, një tjetër dëmtim i shkatërron Europianin

drama e francezit hernandez nje tjeter demtim i shkaterron europianin






























Lukas Hernandez do të ndjekë përsëri si spektator turneun e radhës të kombëtareve. Mbrojtësi i PSG-së, i cili humbi për shkak dëmtimi Botërorin 2024, ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë këtë mesjavë në Ligën e Kampioneve.

lukas hernandez

Futbollisti u largua nga fusha e lojës pas pak minutash në sfidën ndaj Borusia Dormtund dhe testet e kryera sot kanë konfirmuar më të keqen e mundshëm për më të madhin e vëllezërve Hernandez. Ai ka pësuar një këputje të ligamentit anësor të gjurit të majtë dhe kështu do të duhet të qëndrojë për shumë muaj larg fushave të blerta, pasi do t’i duhet të kryejë ndërhyrje kirurgjikale.

Kampioni i botës me Francën në vitin 2018, ka qenë i mallkuar me dëmtimet që prej atij suksesi, pasi e kanë ndjekur vazhdimisht duke ndikuar si praninë e tij te Bajern Mynih në gjithë edicionet e kaluara, e tashme edhe me parisienët të cilëve iu bashkua gjatë verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts