E frikshme/ Një burrë tenton të rrëmbejë 6-vjeçaren që po luante pranë shtëpisë, vogëlushja arrin t’i ikë në çastin e fundit (Video)

e frikshme nje burre tenton te rrembeje 6 vjecaren qe po luante prane shtepise vogelushja arrin ti ike ne castin e fundit video
e frikshme nje burre tenton te rrembeje 6 vjecaren qe po luante prane shtepise vogelushja arrin ti ike ne castin e fundit video

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur një vajzë 6-vjeçare arrin t’i ikë një burri që dyshohet se tentoi ta rrëmbejë në Ohio të SHBA-ve. Vajza për fat të mirë arriti të largohet pavarësisht se ishte pranë shtëpisë.

Familja Nash nga Hamilton, Ohio, ka publikuar pamjet e momentit kur 6-vjeçarja kapet për dore nga një burrë që i vjen nga pas dhe tenton ta rrëmbejë.

Megjithatë pas orvatjeve të shumta, vajza arrin të largohet nga ai dhe të vrapojë në drejtim të shtëpisë, kurse rrëmbyesi largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Policia amerikane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Deric McPherson, 33 vjeç, i cili nuk hezitoi as ta tërheq zvarrë me shpresën se do të arrinte ta rrëmbente.

Pasi mësoi se çfarë ndodhi, babai i vogëlushes u fut me shpejtësi në makinë dhe e ndoqi nga pas të dyshuarin duke e njohur policinë për vendndodhjen e tij.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes ata prangosën 33-vjeçarin, i cili tentoi t’i rrëmbente vajzën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts