E rëndë në Filipine, theu karantinën dhe u detyrua nga policia të bënte 300 pompa, burri ndërron jetë një ditë më pas në mënyrë të papritur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Filipine. Një burrë, i cili ishte konstatuar se kishte shkelur karantinën, është detyruar nga policia e vendit të bëjë 300 pompa.

Darena Manaoga Penaredonda thuhet se është ndalur nga policia të enjten, pasi kishte dalë nga shtëpia për të blerë ujë, shkruan BBC.

Por në atë moment, u pa nga policia, e këta të fundit, në formë ndëshkimi i kërkuan që të bënte plot 300 pompa.

Burri e shleu dënimin me vetëm 100 pompa dhe atë ditë u largua për në shtëpi. Por të nesërmen ai është larguar dhe ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat.

Vëllai i Penaredondo, ka thënë se ai ishte kthyer në shtëpi me dhimbje të mëdha në trup, e vëllai i viktimës së bashku me pjesën tjetër të familjes pretendon se i dashuri i tyre është keqtrajtuar.

Vdekja e burrit, mbetet ende një mister për autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *