E rëndë në Shkodër/ Njëri prej të miturve u gjet i mbytur me shenja në fytyrë, s’dihet ende fati i nënës me dy fëmijët e tjerë! Policia ndalon bashkëshortin

e rende ne shkoder njeri prej te miturve u gjet i mbytur me shenja ne fytyre sdihet ende fati i nenes me dy femijet e tjere policia ndalon bashkeshortin
e rende ne shkoder njeri prej te miturve u gjet i mbytur me shenja ne fytyre sdihet ende fati i nenes me dy femijet e tjere policia ndalon bashkeshortin































Policia e Shkodrës ka ndaluar shtetasin Ergys Arrazi, i cili dy ditë më parë denoncoi në polici se gruaja bashkë me tre fëmijët janë zhdukur.

[embedded content]

Ndërkohë bëhet e ditur se një prej fëmijëve të mitur është gjetur nga peshkatarët i pajetë në ujërat e lumit Drin

Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën. Ndërkohë palombarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

LEXO EDHE: Bashkëshorti denoncoi të zhdukur gruan dhe tre fëmijët! Njëri prej të miturve është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Drin! Ja çfarë dyshohet

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts