Ekonomia e Japonisë tkurret për shkak të inflacionit

ekonomia e japonise tkurret per shkak te inflacionit

ekonomia e japonise tkurret per shkak te inflacionit

10:33 15/11/2022

Ekspertet janë shprehur se rimëkëmbja e saj do të jetë mjaft e vështirë si pasojë e Covid-19 dhe rritjes së kostos së jetesës

Ekonomia e Japonisë është tkurrur papritur për herë të parë pasi rritja e kostos së jetesës është rritur ndjeshëm. Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 1.2% në tre muajt e  fundit.

Njerëzit frenuan shpenzimet mes frikës së një ngadalësimi global dhe pasi jeni i dobët i bëri importet më të shtrenjta. Megjithatë, ekonomistët presin që ekonomia e tretë më e madhe në botë të shmangë recesionin ndërsa rikuperohet këtë vit.

Ekonomia japoneze sipas ekonomistëve pret të ketë një gjallërim për shkak edhe të rritjes së turistëve dhe tregtisë por kjo përhapja sërish e Covid-19 dhe rritja e inflacionit do ta vështirësojnë rimëkëmbjen.

Së bashku me ngadalësimin e ekonomisë globale dhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, Japonia po përballet gjithashtu edhe me rënien e monedhës së saj e cila ra në shifra rekord kundrejt dollarit amerikan këtë vit.

Muajin e kaluar, jen arriti në nivelet më të ulëta 32-vjeçare kundrejt dollarit, gjë që e ka bërë koston e mallrave të importuara – nga nafta te ushqimet – më të shtrenjta për familjet dhe bizneset japoneze.

Rënia e jenit në muajt e fundit është nxitur nga diferenca midis normave të interesit në Japoni dhe SHBA. Që nga marsi, Rezerva Federale e SHBA-së ka rritur në mënyrë agresive normën e saj kryesore të interesit ndërsa përpiqet të trajtojë rritjen e kostos së jetesës. Ndërkohë, Banka e Japonisë e ka mbajtur normën bazë nën zero. Për ekspertët rënia e monedhës është një lajm i mirë për kompanitë japoneze që shesin mallrat e tyre jashtë vendit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts