Foto/ Ministrja Spiropali takim me zyrtarët e lartë amerikanë në SHBA, mes tyre edhe shoqja e fakultetit

foto ministrja spiropali takim me zyrtaret e larte amerikane ne shba mes tyre edhe shoqja e fakultetit

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali nga SHBA-ja ka takuar Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali ka ndarë një foto me George, teksa zbulon se janë e diplomuar bashkë në të njëjtin universitetet, atë të Mount Holyoke College.

406638337 907396164086152 7729610364584665191 N
406638337 907396164086152 7729610364584665191 N

“Surprizë e bukur të zbulonim se me Suzy George, shefen e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, jemi diplomuar në të njëjtin universitet, Mount Holyoke College, në shtetin e Massachusetts.

Për ne, ashtu si për shumë breza të diplomuarash që nga themelimi në 1837-n, ajo nuk ishte vetëm një shkollë ekselence që përhapte dashuri për dijen, por edhe një mjedis ku kultivohej vet respekti dhe krenaria e të qenit vajzë dhe grua, larg diskriminimit dhe vet ndëshkimit.”, shkruan Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts