Izraeli: Sulmuam 2 objekte nëntokësore në Gaza, fshiheshin anëtarë të Hamasit

izraeli sulmuam 2 objekte nentokesore ne gaza fshiheshin anetare te hamasit

izraeli sulmuam 2 objekte nentokesore ne gaza fshiheshin anetare te hamasit

08:27 17/11/2023

Izraeli ka deklaruar se ka sulmuar 2 objekte nëntokësore në Gaza, për të cilat thotë se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmet kishin si qëllim figurat e larta të Hamasit që ishin fshehur, duke përfshirë këtu edhe kreun e brigadës së raketave të Hamasit dhe brigadës veriore të Gazës. Ata thonë se gjetën një tunel në mjediset e spitalit.

“Në njërën prej tyre ishin fshehur një numër komandantësh të lartë të Hamasit, duke përfshirë Ahmed Randor, kreun e brigadës veriore të Hamasit në Gaza dhe Hyman Sian, kreun e brigadës së raketave të Hamasit.

Një tjetër vend nëntokësor që u sulmua kishte anëtarë të lartë të krahut politik të Hamasit, duke përfshirë Raukhi Mushta, i cili është një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Yahya Sinëar, Asam Dalyis, kreu i qeverisë së Hamasit në Gaza”, tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.

Të dy vendet janë “dëmtuar ndjeshëm”, tha zëdhënësi izraelit por pa dhënë detaje të tjera më të hollësishme.

Nga ana tjetër, drejtori i spitalit kryesor të Gazës “Al-Shifa” thotë se qindra pacientë janë duke vuajtur për shkak të etjes dhe mungesës së oksigjenit në spital.

Ndërkohë, shërbimet telefonike dhe ato të internetit nuk funksionojnë në Gaza pasi mungon karburanti dhe energjia elektrike./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts