Krijohet “boja më e bardhë”, do të jetë kyçe në luftën kundër nxehtësisë

krijohet boja me e bardhe do te jete kyce ne luften kunder

krijohet boja me e bardhe do te jete kyce ne luften kunder

15:23 02/08/2023

Kërkuesit në Universitetin Purdue në Indiana kanë zhvilluar atë që e kanë pagëzuar si “boja më e bardhë” që ka ekzistuar ndonjëherë. Boja ka potencialin që të reduktojë ndjeshëm konsumimin e energjisë nga njësitë e ajrit të kondicionuar duke reflektuar dritën e diellit mbrapsht në hapësirë dhe duke freskuar në mënyrë efektive ndërtesat dhe strukturat e ndryshme.

“Formula jonë më e mirë është e bazuar në sulfatin e bariumit. Mund të reflektojë 98.1% të dritës së diellit, kështu që është shifër shumë e lartë”, tha profesori Xiulin Ruan.



Ai shtoi se boja do të freskojë sipërfaqet e jashtme më shumë se 4.5°C nën temperaturën e ambientit. Materiali ka një ngjyrë të veçantë ultra të bardhë, duke tejkaluar çdo bojë të bardhë konvencionale. Në këtë mënyrë ajo mund të zvogëlojë në mënyrë drastike thithjen e dritës së diellit dhe nxehtësisë.

Ingredienti kyç në bojë është përqendrimi i lartë i sulfatit të bariumit, një përbërës që përdoret zakonisht si pigment në bojëra. Formula e re e kësaj boje nuk bazohet në materiale të shtrenjta dhe të rralla, duke e bërë të gatshëm për prodhim në masë.

Në një kohë kur kërkesa për sistemet e freskimit po rrisin konsumimin e energjisë “boja më e bardhë” mund të jetë kyç në luftën kundër “efektit të nxehtësisë urbane”, ku qytetet përjetojnë temperatura më të larta për shkak të betonit dhe asfaltit që e thithin nxehtësinë./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts