LIVE| Momenti i penalltive, fituesi i Euro 2020 do të përcaktohet nga… “ruleta” (VIDEO)








Fituesi i Euro 2020-ës do të vendoset nga penalltitë! Janë mbyllur pa fitues (1-1), 120 minutat e finales emocionuese në “Uembli”, mes Anglisë dhe Italisë. 

Itali-Angli

FT: ITALI-ANGLI 1-1

Bonuçi 67′ / Shou 2′

KOMENTI LIVE: 

PENALLTITË: 

7′ Gjuan Bernardeski- shënon! 

6′ Gjuan Rashford- topi përplaset në shtyllë! 

5′ Gjuan Bonuçi- shënon!

4′ Gjuan Meguajër – shënon! 

3′ Gjuan Beloti- pret Pikford! 

2′ Gjuan Kejn- shënon! 

1′ Gjuan Berardi – shënon! 

Mbyllet ndeshja, momenti i penalltive! 

120′ Akordohen 3 minutes shtesë.

119′ Anglia kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Uoker dhe Henderson, në vendin e tyre Sanço dhe Rashford.

117′ Zëvendësim te Italia, largohet Emerson në vend të tij Florenci.

117′ Italia kërkon penallti, për prekje të topit me dorë nga Stons brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

107′ Goditje dënimi për Italinë, provon Bernardeski me një predhë nga distanca, tentativa e tij ndalet nga Pikford.

105′ Akordohet 1 minutë shtesë.

103′ Italia ndërton një aksion të rrezikshëm nga e majta me Emerson, që harkon drejt zonës, por nuk arrin ta devijojë në kohë Bernardeski, topi përplaset në trupin e Pikford.

99′ Zëvendësim te Anglia, largohet nga fusha e lojës Maunt, vendin e tij e merr Grilish.

97′ Provon edhe Filips me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë portës së Donarumës.

96′ Zëvendësim te Italia, largohet Verrati, vendin e tij e merr Lokateli.

91′ Starton shtesa e parë prej 15 minutash, Mançini kryen zëvendësimin e parë, largohet Insinje për Belotin.

Mbyllen 6 minutat shtesë, nuk ka fitues në kohën e rregullt, sfida e tetë në këtë Europian që shkon me shtesa! 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

85′ Zëvendësim te Italia, largohet Kieza i dëmtuar, në fushën e lojës Bernardeski.

84′ Insinje është futbollisti i tretë i ndëshkuar me karton të verdhë.

74′ Tjetër zëvendësim te Anglia, largohet Rajs në vendin e tij Henderson.

73′ Bonuçi jep një asist fantastik nga gjysmë fusha e vetë për Berardin, i cili nuk arrin të përfitojë. Pranë golit të dytë italianët.

70′ Zëvendësim te Anglia, largohet Tripier, vendin e tij e merr Saka.

67′ GOOOOOL ITALIA 1-1/ Vendoset baraspesha në finale! Bonuçi gjen rrugën e rrjetës! Gol me “dhunë” i mbrojtësit të Juventusit. Çmenden në festë italianët. Pas tentativës së Verratit me kokë, topi fillimisht u përplas në shtyllë, teksa Bonuçi ndoqi mjaft bukur aksionin duke mposhtur portierin Pikford. 

62′ Pikford i mohon golin e barazimit Italisë. Pas tentativës së Kiezës, gardiani zgjatet mjaft bukur duke i thënë “jo” të kaltërve.

56′ Pranë golit Italia me Insinjen, tentativa e tij brenda zonës, u ndal nga portieri Pikford. Më kërkues të kaltrit në këto minuta.

55′ Bonuçi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë te Italia.

54′ Zëvendësim te Italia,  largohen Barela dhe Imobile në lojë Kristante dhe Berardi.

50′ Goditje dënimi për Italinë, provon Lorenco Insinje, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

48′ Stërling pretendon për 11-metërsh, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

47′ Barela ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+4′ Bonuçi tenton të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

45+1′ Verrati provon me një gjuajtje drejt kuadratit, por tentativa e tij ishte e lehtë, duke përfunduar në duart e Pikford.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

45′ Italia kërkon ta mbyll në sulm pjesën e parë, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në kuadrat. “3 Luanët” nuk lejojnë hapësira në mbrojtje.

35′ Drithërima në portën e Anglisë! Kërcënimi i vërtetë i Italisë me Kiezën, që provon me një gjuajtje të rrezikshme, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. Marrin zemër të kaltrit në këto minuta.

20′ Italia kërkon të ushtrojë presion në gjysmëfushën e Anglisë, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portën e Pikford.

14′ Start fantastik i Anglisë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Italisë.

7′ Goditje dënimi për Italinë, provon Lorenco Insinje, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon mbi kuadrat.

2′ GOOOOOL ANGLIA 0-1/ Zhbllokohet finalja, “3 Luanët” kalojnë në avantazh me Luk Shou që realizon një gol mjaft të bukur me të majtën, pas asistit të Tripier. 

2′ Italia fiton goditjen e parë nga këndi, por largojnë futbollistët anglezë.

1′ Starton sfida në “Uembli”

FORMACIONET ZYRTARE 

ITALI– Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Bonuçi, Emerson, Verrati, Barela, Zhorzhinjo, Insinje, Kieza, Imobile, Trajner: R. Mançini

ANGLI- Pikford, Uoker, Meguajer, Stons, Shou, Rajs, Filips, Maunt, Tripier, Sterling, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt

formacionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *