Masakër me 22 viktima në SHBA

masaker me 22 viktima ne shba

[embedded content][embedded content]

08:05 26/10/2023

13 persona u plagosën nga të shtënat masive në Maine, autori ende në arrati

Një masakër e vërtetë trondit sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën 18 vetë u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri pranë qytetit Lewiston të shtetit Maine.

Agresori hapi zjarr me një pushkë të modelit AR-15 në tre zona të ndryshme të Leëiston-it. Sulmuesi i identifikuar si Robert Card 40-vjeç një ish-instruktor i armëve ushtarake është ende në arrati. FBI është venë në kërkim të autorit, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë.  

masaker me 22 viktima ne shba

Njerëzit u panë duke vrapuar pasi autori hapi zjarr në disa vende të Leëiston. Mësohet se të shtënat ndodhën  në tre biznese të veçanta me numër të madh njerëzish.

Autori Robert Card rezulton se ka stërvitje ushtarake. Ai kishte kaluar kohë në një qendër të shëndetit mendor në verën e vitit 2023 dhe kishte kërcënuar se do të kryente vrasje. Policia shpërndahu fotografitë e të dyshuarit, një burrë me mjekër i veshur me këmishë dhe xhinse.

Dëshmitarët thanë se viktimat janë të të gjitha moshave, përfshirë adoleshentë. Autori hyri fillimisht në restorant dhe me gjakftohtësi hapi zjarr ndaj njerëzve të pafajshëm. Për ngjarjen Presidenti Joe Biden foli me guvernatorin e Meine, me senatorë e kongresmenë, duke ofruar mbështetje të plotë federale.

Shtëpia e Bardhë dhe selia e Kongresin ulën flamujt në gjysmështizë në nder të viktimave.

Vrasjet në SHBA janë rritur që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Klan News




masaker me 22 viktima ne shba

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts