Pashka Ortodokse, Meta: Sado i pathyeshëm të duket djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë të mirën

pashka ortodokse meta sado i pathyeshem te duket djalli nuk ka force qe mund ti ndale te miren































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook,  ka uruar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe mbarë popullin shqiptar.

440036233_986689992826236_1080092566318189154_n

Meta shkruan se “ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen”.

Postimi i Metës:

KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!

Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!

Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje!

Ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen.

Lutja e fundit e Krishtit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” na kujton se veprat e këqija duhet luftuar me kryengritjen e dashurisë.

Le të kremtojmë triumfin e jetës mbi vdekjen me besim të palëkundur dhe energji të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë të shpresës në zemrat tona për një të nesërme më të mirë, që patjetër do të vijë!

NGA MOT GËZUAR PASHKËN! ????????????????

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts