“Të pavaksinuarit s’mund të hipin në autobus”, masat e reja që pritet të marrë Kosova

te pavaksinuarit smund te hipin ne autobus masat e reja qe pritet te marre kosova
te pavaksinuarit smund te hipin ne autobus masat e reja qe pritet te marre kosova

Qeveria e Kosovës pritet që të ashpërsojë masat anticovid. Masat lidhen me faktin që të pavaksinuarit nuk do të lejohen që të hyjnë nëpër ambiente publike si dhe të lëvizin në transportin publik.

Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, të cilin e ka siguruar Telegrafi nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër koronavirusit.

Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ.

Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar koronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë. Operatorët e trafikut janë të obliguar të caktojnë një person përgjegjës që kërkon dëshmitë e mësipërme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts