Ukraina po rimerr territorin e saj në Kharkiv

ukraina po rimerr territorin e saj ne kharkiv
ukraina po rimerr territorin e saj ne kharkiv

12:14 14/05/2022

Bisedime të veshtirë për evakuimin e të plagosurve

Pala Ukrainase i ka cilësuar si të vështira negociatat që po mbahen për evakuimin e luftëtarëve të plagosur rëndë nga Uzina Azovstal megjithatë bisedimet vijojnë. Në ditën e 80 të luftës, Harkivi qyteti i dytë më i madh i Ukrainës po lirohet nga forcat ruse dhe banorët kanë nisur tani më të rikthehen në shtëpitë e tyre. Kundërsulmi i forcave ushtarake vendase po largon trupat ruse nga qyteti dhe sipas Institutit për studimet e luftës , Ukraina mund të fitojë betejën për Harkivin.

Në mesazhin e tij këtë të shtunë Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky ka thëne se Ukraina ka rimarrë më shumë se 1000 vendbanime nga forcat ruse. Pas daljes përpara gjyqit ditën e djeshme të të parit ushtar rus për krime lufte në Ukrainë, Prokurorja e Përgjithshme e vendit ka thëne se janë edhe 41 ushtarë rusë si të dyshuar që do të përballen me këtë gjykatë për krime lufte.

Ndërkohë Ukraina po i kthen Rusisë trupat e ushtarëve të rënë. Këto pamje tregojnë ngarkimin e kufomave nga rajonet e Kievit dhe Çernihivit në vagonët hekurudhor frigoriferik. Kjo masë është në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare sipas kreut të bashkëpunimi civil të Ukrainës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts