VIDEO/ Martohet djali i presidentit, futbollistët e Laçit e djegin para ndeshjes së Ligës së Konferencës! I pranishëm edhe Duka








Kleo Laska, djali i presidentit të Laçit, Pashk Laska, i dha fund beqarisë mbrëmjen e djeshme. Në cermoninë madhështore të martesës së 29-vjeçarit, nuk munguan futbollistët e Laçit, presidentit Armando Duka, si dhe aktorë të ndryshëm të botës së futbollit. 

Dasma e Kleo Laskes

Edhe pse ditën e enjte do t’iu duhet të zbresin në fushë për t’u përballur me rumunët e Universitatea Krajovës, futbollistët e Laçit, nuk kanë nguruar ta djegin në mbrëmjen speciale të djalit të presidentit, i cili njëkohësisht mban edhe postin e zyrtarit të klubit kurbinas.

Nga “Storyt” e publikuar nga futbollistët në rrjetet sociale, shikohet qartë që atmosfera ka qenë me të vërtetë elektrizuese.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *