Disa politikanë evropianë akuzohen për krime kundër njerëzimit

disa politikane evropiane akuzohen per krime kunder njerezimit
disa politikane evropiane akuzohen per krime kunder njerezimit

00:06 01/12/2022

Nëse Gjykata e Hagës pranon padinë, politikanet do të përballen me gjyq

Politikanët evropianë të profilit të lartë, si ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, kryeministri aktual maltez Robe Abela  dhe  paraardhësit e tij  si dhe ministri i brendshëm italian  akuzohen se kanë bërë komplot me rojen bregdetare të Libisë për të shtyrë ilegalisht refugjatët që përpiqen te  hyjnë në Evropë përmes Detit Mesdhe.

Padia penale, e cila u dorëzua në Hagë nga  një organizatë joqeveritare  gjermane, akuzon politikanët për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Zmbrapsjet  e anijeve me emigrantë filluan në Shkurt të vitit 2017 kur qeveria italiane arriti një marrëveshje me Libinë, për të kapur dhe sjellë anijet me refugjate në një vend  ku pretendohet se ata u abuzuan dhe torturuan.

Midis 2018 dhe 2021  janë monitoruar sistematikisht varkat në Mesdhe  dhe  më pas refugjatët janë kthyer në Libi.

Marco Minniti, i cili ishte ministër i brendshëm italian në kohën e marrëveshjes, është ndër individët e përmendur në padi. Individë të tjerë të përmendur si bashkëpunëtorë përfshijnë Matteo Salvini, liderin e   ekstremit të djathtë që shërbeu si ministër i brendshëm në harkun kohor  2018-2019 dhe Matteo Piantedosi, i cili tani është ministër i Brendshëm.

Nëse gjykata e  Hagës do të pranonte padinë , politikanët dhe zyrtarët e listuar mund të përballen me  gjyq. Ndërsa zyrtarët e BE-së  gëzojnë imunitet nga procedimet ligjore për aktet e kryera në cilësinë e postit që ata mbajnë, një marrëveshje ndërmjet  gjykatës së Hagës dhe Komisionit Evropian lejon që imuniteti të hiqet në rrethana të caktuara.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts