Qytetarët ukrainas: Shpresoj që Rusia të shkatërrohet

qytetaret ukrainas shpresoj qe rusia te shkaterrohet
qytetaret ukrainas shpresoj qe rusia te shkaterrohet

14:48 25/02/2022

Shumë qytetarë po i largohen sulmit që i kërcënon

Ukraina po përjeton ndoshta ditët më të zymta në historinë e saj. Teksa ndodhemi në ditën e dytë të sulmeve situata dramatike atje po krijon ndjesi nga më të ndryshmet, nisur nga qytetarët e thjeshtë e deri tek ata që përballen me armikun. Kështu ky veteran lufte i cili  jeton në Poloni, ka zgjedhur të kthehet e të luftojë për vendin e tij duke braktisur gjithçka atje.

Shpresoj që Rusia të shkatërrohet”, thotë ai teksa ka frikë se ndoshta nuk do t’i shohë më kurrë gruan dhe dy fëmijët e tij. Ai ka ende një unazë me mbishkrimin “Besnik përgjithmonë” nga njësia e tij e vjetër ushtarake në Ukrainë, së bashku me një flamur ukrainas të nënshkruar nga kolegët e tij. E teksa shumë kthehen për të dhënë kontributin e tyre, të tjerë qytetarë largohen për të qëndruar të sigurt.

Yaroslav Shevnin është shpërngulur nga kryeqyteti ukrainas në një fshat të Kievit.

“Siç mund ta shihni, jam i sigurt. Në fakt, po qëndroj afër Kievit, ky është kryeqyteti i Ukrainës. Po qëndroj në një fshat që është shumë afër qytetit, jam këtu me familjen time, gruan dhe të afërmit. Në fakt unë jetoj në Kiev, por u transferova këtu për të qenë i sigurt”,.

Ukrainasit, përfshirë fëmijë, u ulën së bashku në një strehë në kryeqytet. Ata thonë se kanë ende familjarë që kanë lënë pas.

 “Kam ardhur me prindërit dhe fëmijët e mi. Burri dhe vëllai im, për fat të keq, nuk donin të vinin. Ata thanë do të qëndrojnë në shtëpi  dhe nëse ndodh diçka do të vijnë këtu”.

Ndërkohë liderë botërorë kanë dënuar pushtimin e Rusisë dhe po e ndëshkojnë duke vendosur sanksione të cilat do të dëmtojnë ekonominë e saj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts