Afrika e Jugut kërkon kthimin e diamantit më të madh në botë

afrika e jugut kerkon kthimin e diamantit me te madh ne bote

11:54 07/05/2023

Autoritetet britanike thonë se diamanti iu dhurua familjes mbretërore në vitin 1905

Me rastin e kurorëzimit të mbretit Charles, zyrtarët në Afrikën e Jugut po u bëjnë thirrje autoriteteve britanike për të kthyer diamantin më të madh në botë të njohur si Ylli i Afrikës.

Ylli i Parë i Afrikës 530 karatësh u zbulua në vitin 1905, kur Afrika e Jugut ishte nën sundimin britanik, dhe dy vjet më vonë nga qeveria koloniale iu dhurua mbretit Eduard VII për ditëlindjen e tij të 66-të.

Është një nder të kesh diamantin e Afrikës së Jugut, brenda dhe nën kontrollin e monarkisë britanike. Ai ka shumë rëndësi dhe promovon Afrikën e Jugut si një destinacion për pasurintë e saj siç janë minierat e diamanteve në Afrikën e Jugut”.

Teksa çështja e kthimit të veprave të artit po merr një rëndësi të veçantë kudo nëpër botë, në Afrikën e Jugut tani kërkohet që diamanti të kthehet në atdhe.

Mothusi Kamanga, një avokat dhe aktivist në Johannesburg, i cili ka promovuar një peticion online, ka mbledhur deri më tani  rreth 8 000 firma, për kthimin e diamantit.

“Ne duam që diamanti të kthehet në Afrikën e Jugut, ku i takon. Të paktën do të na rikthejë dinjitetin dhe respektin për veten. Pra, është një çështje mjaft e rëndësishme mua”.

Edhe të tjerë janë të njëjtit mendim.

“Duhet ta kthejnë, se kur e kanë marrë nuk e kanë marrë ligjërisht, nuk e kanë kërkuar asnjëherë, na e kanë grabitur. Pra, duhet të kthehet edhe pse do të jetë e vështirë ta kthejmë, ne duan që diamanti ti kthehet Amerikës së Jugut”.

Ndërsa të tjerë thonë se kjo çështje i përket së kaluarës.

“Unë nuk mendoj se ka më rëndësi, gjërat kanë ndryshuar, ne po ndryshojmë. Ajo që kishte rëndësi për ta në kohët e vjetra për të qenë superior mbi të gjitha bazuar në të qenit britanik, tashmë për ne nuk ka më rëndësi”.

Kërkesat për kthimin e Yllit të Madh të Afrikës dhe diamanteve të tjera së bashku me thirrjet për riatdhesim janë intensifikuar që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth.

Shumë afrikano-jugorë e shohin blerjen e xhevahireve nga Britania si të paligjshme, por autoritetet britanike thonë se diamanti i madh ishte një dhuratë për familjen mbretërore.

I njohur zyrtarisht si Cullinan I, diamanti në skeptër u pre në disa të tjerë.

Një diamant më i vogël i prerë nga i njëjti gur, i njohur si Cullinan II, është vendosur në Kurorën e Mbretit të Britanisë së Madhe, i cili mbahet nga monarkët britanikë në raste ceremoniale.

Së bashku me skeptrin, ai ruhet me bizhuteritë e tjera të kurorës në Kullën e Londrës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts