“Agresive mënyra e Eglës”/ Opinionistët komentojnë sjelljen e banores, Arbri: Kanë dashur ta vënë në lojë

agresive menyra e egles opinionistet komentojne sjelljen e banores arbri kane dashur ta vene ne loje

21:41 – 16.01.2024

Veprimet e Eglës brenda shtëpisë së BBV  i kanë komentuar edhe dy opinionistët Arbri dhe Ori.

Teksa Ori e ka vlerësuar me superlative si aktore, ajo është shprehur se veprimet e Eglës kanë qenë pak agresive.

“Më është dukur pak agresive ajo që thotë Egla. Ajo hyri duke thënë që ka disa personalitete ndoshta ky është i pari, jam kurioze të shikoj të tjerët. “- tha Ori.

Ndërkohë që nga ana tjetër Arbri e ka parë si një konflikt banal, teksa sipas tij banorët e kanë kuptuar pikën e dobët të saj dhe janë përpjekur ta vënë në lojë.

“Është e vërtetë që unë nuk e kam parë tendencioze nga Juli. Shpresoja që ta kishin zgjidhur mes dy të rriturve për 3 minuta dhe të mos zgjatej kaq shumë. Ata e kanë kuptuar pikën e dobët të Eglës dhe kanë tentuar ta provokojnë. Uroj të mos jetë kështu sepse duket qartazi kanë dashur ta vënë në lojë. “- u shpreh Arbri.

Ndërkohë që Egla e mbylli duke thënë: Ju falenderoj të dyve për fjalët që dëgjova.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts