Analiza e The Times/ Putin fluturon në Iran për të “çimentuar” aleancën e re anti-perëndimore

analiza e the times putin fluturon ne iran per te cimentuar aleancen e re anti perendimore
analiza e the times putin fluturon ne iran per te cimentuar aleancen e re anti perendimore

Rusia dhe Irani janë dy shtete të cilat kanë shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën.

Të dy këto shtete janë nën sanksione masive ndërkombëtare, të dyja sundohen nga njerëz me fuqi thuajse të pakufizuara, dhe të dyja e shohin Perëndimin si një forcë të keqe dhe korruptuese.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë ditën e nesërme Teheranin për bisedime të cilat do të synojnë të forcojnë lidhjet mes të dyve në mes të luftës në Ukrainë.

Ky është udhëtimi i dytë që Putin bën jashtë vendit, që pas nisjes së agresionit në Ukrainë në shkurt.

Putin do të takohet në Iran me Presidentin Raisi dhe udhëheqësin suprem të Republikës Islamike, Ayatollah Khamenei.

Moska dhe Teherani kanë pasur marrëdhënie të mira për shumë vite tashmë, por Moska ka hezituar të krijojë një aleancë të drejtpërdrejtë me Teheranin, sepse shqetësohet për dëmtimin e lidhjeve të saj fitimprurëse ekonomike me Perëndimin.

Megjithatë, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane si ndëshkim për luftën në Ukrainë, nënkuptojnë se shqetësime të tilla tani janë kryesisht të parëndësishme.

“Kjo është një vizitë e rëndësishme për Putinin personalisht. Kremlini nuk dëshiron ta lejojë veten të izolohet ndërkombëtarisht”, tha Andrey Kortunov, kreu i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse.

SHBA paralajmëroi javën e kaluar se Irani po përgatitet t’i sigurojë Rusisë qindra dronë për të forcuar ushtrinë në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë tha se një delegacion rus vizitoi një aeroport në Iranin qendror më 8 qershor dhe 5 korrik për të ekzaminuar dronët në fjalë. Kremlini këmbëngul se prokurimi ushtarak nuk do të diskutohet gjatë bisedimeve të nesërme, por Irani nuk e ka mohuar në mënyrë eksplicite raportin e SHBA.

Gazeta Javan , e cila është e lidhur me Korpusin e fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike, promovoi aftësitë e dronëve, duke thënë se ato mund të përdoren nga Rusia për të drejtuar zjarrin e artilerisë dhe për të shkatërruar pajisjet ushtarake ukrainase. Kjo media sugjeroi që Teherani mund të miratonte dorëzimin e tyre në këmbim të ndihmës ushtarake të papërcaktuar.

Në Moskë, një ekspert ushtarak tha se forcat e armatosura të Rusisë do të mirëpresin dronët për të rimbushur burimet e tyre në mes të konfliktit të ashpër në Ukrainë, pasi pas muajsh të tërë lufte, ehe potencioali ushtarak i Moskës ka pësuar rënie.

“Edhe duke marrë parasysh që ne kemi prodhimin tonë, na duhen më shumë drone. Sa më shumë të kemi, aq më mirë”, tha Ilya Kramnik për Vzglyad , një gazetë pro-Kremlinit.

Vizita e Putinit në Iran do t’i sigurojë atij një panoramë të një vendi për të cilin shumë kanë frikë se mund të jetë litari i shpëtimit për një Rusi të goditur nga sanksionet perëndimore.
në shtëpi mund të jetë plani i jetës në Rusi nën sanksione të ashpra perëndimore.

Pothuajse 900 kompani perëndimore kanë mbyllur operacionet e tyre në Rusi që nga fillimi i luftës dhe ndalimet ndërkombëtare të fluturimeve e kanë lënë vendin të izoluar. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, i përshkroi sanksionet ekonomike si koston e pashmangshme të asaj që ai e portretizoi si një refuzim për t’iu nënshtruar Perëndimit.

“Ky është çmimi që vendi ynë dhe Irani paguajnë për pavarësinë dhe sovranitetin e tyre. Ne kemi një thënie në Rusi: “Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë,” tha ai për mediat iraniane, duke parafrazuar filozofin gjerman Friedrich Nietzsche.

Vizita e liderit rus në Iran po cilësohet në vend si krijimi i një koalicioni të ri anti-perëndimor. Yevgeny Popov, një prezantues i televizionit shtetëror, tha se të dy kombet do të formonin një “bosht të së mirës”; një referencë tallëse kjo për përshkrimin e Presidentit George Ë. Bush në vitin 2002 të Iranit, Irakut dhe Koresë së Veriut si një “bosht i së keqes”.

Në Lindjen e Mesme zërat shumë pro-iranianë kanë promovuar prej kohësh idenë se një “aleancë e stabilitetit” – vende që fokusohen në stabilitetin e brendshëm me çmimin e të drejtave të njeriut ose lirive personale – do të bëhet dominuese.

Kjo aleancë do të përfshijë Rusinë dhe Iranin, dhe aleatët iranianë si Hezbollahu në Liban. Ajo do të dominohej nga Kina, ndërkohë që shumë nga këta ideologë thonë se do të preferonin dominimin nga Amerika.

Irani kohët e fundit aplikoi për t’u bashkuar me grupin tregtar Brics të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. Lëvizja u prezantua në Moskë si dëshmi se përpjekjet perëndimore për të izoluar Rusinë kanë dështuar, pasi anëtarët ekzistues përbëjnë më shumë se 40 për qind të popullsisë së botës dhe rreth 25 për qind të ekonomisë globale.

“Nëse të gjitha vendet e izoluara bashkëpunojnë, atëherë ato nuk janë më të izoluara”, tha Kortunov.

Por ky grupim i ri nuk është pa tensione. Përfaqësuesit e vijës së ashpër fetare në Iran thuhet se janë kundër afrimit të tepërt me Rusinë, një shtet laik ku Kisha Ortodokse është gjithnjë e më e fuqishme. Nga ana tjetër, ambicia kryesore gjeopolitike e Iranit, shkatërrimi i Izraelit, nuk ndahet, të paktën haptazi, nga Rusia dhe Kina.

Më e rëndësishmja, Irani besohet se po dëmtohet ekonomikisht pasi Kina dhe India kundërshtuan naftën e tij në favor të eksporteve ruse me çmim të ulët. Një tregtar i paidentifikuar iranian i tha Neë York Times se eksportet e Iranit në Azi kanë rënë në rreth 700.000 fuçi në ditë, gjysma e vëllimit të eksportit mbi të cilin vendi bazoi buxhetin e tij vjetor.

Bisedimet për ringjalljen e një pakti bërthamor të vitit 2015 që lejoi Teheranin të eksportonte naftë filluan në Vjenë vitin e kaluar pasi Presidenti Biden hyri në Shtëpinë e Bardhë, por kanë bërë pak përparim.

Ndarja vendimtare e Putinit me Perëndimin ka nxjerrë në pah ngjashmëri të tjera midis Rusisë dhe Iranit, udhëheqësit e të cilëve i portretizojnë vendet e tyre si të angazhuara në një luftë heroike për t’i rezistuar hegjemonisë amerikane.

“Për liderët e Iranit, fitorja nuk ka të bëjë vetëm me mposhtjen e palës tjetër, por ka të bëjë me këmbënguljen në rrugën e saj ideologjike”, shkroi Michael Young, një ekspert i Lindjes së Mesme në think tank Carnegie. E njëjta gjë vlen edhe për Rusinë kundër një bote perëndimore më të fortë.

Bisedimet në Teheran janë pjesë e takimeve të rregullta midis Rusisë, Iranit dhe Turqisë për të diskutuar luftën në Siri. Putin do të zhvillojë bisedime të veçanta me presidentin Erdogan, në atë që do të jetë takimi i tyre i parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Turqia, një anëtare e NATO-s, mendohet se po kërkon miratimin e të dyve për një ofensivë të re ushtarake në veri të Sirisë kundër luftëtarëve kurdë që ajo i konsideron si terroristë. Këta luftëtarë përfshijnë YPG-në, një grup milicësh i mbështetur nga Uashingtoni, i cili luajti një rol kyç në koalicionin ndërkombëtar për të mposhtur Shtetin Islamik në Siri.

Rusia dhe Irani mbështesin regjimin e presidentit Assad, ndërsa Turqia mbështet forcat rebele që ende përpiqen ta rrëzojnë atë. Irani ka paralajmëruar se çdo fushatë ushtarake turke në Siri mund të destabilizojë rajonin. Vladimir Sotnikov, një analist rus, i tha AFP: “Koha e këtij samiti nuk është një rastësi. Turqia dëshiron të kryejë një ‘operacion special’ në Siri ashtu siç Rusia po zbaton një ‘operacion special’ në Ukrainë.

“Erdogan dhe Putin do të diskutojnë gjithashtu eksportet e grurit nga Ukraina”, tha Kremlini. Zyrtarët ushtarakë turq, rusë dhe ukrainas u takuan në Stamboll javën e kaluar për bisedime që synojnë të sigurojnë çlirimin e miliona tonëve drithë ukrainas të ngecur në portet e Detit të Zi për shkak të një bllokade detare ruse.

Përktheu: BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts