Arrestimet për armëmbajtje pa leje, Balla thirrje policisë: Rrisni vigjilencën!

arrestimet per armembajtje pa leje balla thirrje policise rrisni vigjilencen
arrestimet per armembajtje pa leje balla thirrje policise rrisni vigjilencen

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet dhe arrestimet në mbarë vendin për armëmbajtje pa leje. Në një mesazh, Balla thekson se ‘Sundimi i Ligjit’ po godet çdo ditë këtë fenomen. Mes të tjerash ai i ka dhënë një mesazh të qartë policisë, se kjo e fundit duhet të rrisë vigjilencën në këto ditë festash.

REAGIMI I BALLËS
“Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.
????????♀️???? Policia e Shtetit ka ndaluar 14 persona dhe ka sekuestruar 14 armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme muncioni luftarak në Mirditë, Vlorë, Tiranë, Durrës, Berat, Kurbin dhe Shijak.
Përgëzoj Policinë e Mirditës për riorganizimin, hetimin serioz të ngjarjeve të rënda të mëparshme dhe rritjen e forcës parandaluese, siç u dëshmua sot me parandalimin e një ngjarjeje tjetër të rëndë kriminale.
Policia e Shtetit duhet të rrisë vigjilencën gjatë ditëve të festave, të bashkëpunojë me qytetarët, me qëllim që të parandalohen ngjarjet kriminale dhe që të mos cënohet atmosfera festive, nga episode të veprimeve të paligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts