Atentat me bombë shkrimtarit nacionalist rus

atentat me bombe shkrimtarit nacionalist rus

11:04 07/05/2023

Një shkrimtar dhe bloger i njohur rus pro-luftës në Ukrainë është plagosur pas një sulmi me bombë që pësoi në automjetin e tij.

Sipas ‘BBC’, bëhet fjalë për Zakhar Prilepin, një mbështetës i zjarrtë i luftës së Rusisë në Ukrainë, i cili ishte duke udhëtuar në një makinë që u hodh në erë në një fshat në rajonin e Nizhny Novgorod të Rusisë. Ai pësoi fraktura ndërsa shoferi i tij u vra.

Hetuesit thonë se po marrin në pyetje një të dyshuar të quajtur Alexander Permyakov, i cili ka pranuar se ka vepruar për Ukrainën. Kjo nuk është konfirmuar nga Kievi.

Megjithatë Kievi as nuk e ka mohuar përfshirjen, apo nuk i është përgjigjur një pretendimi të Ministrisë së Jashtme ruse se Ukraina, e mbështetur nga qeveria amerikane synonte te eliminonte Prilepinin si një armik ideologjik.

Komiteti Hetues i cili merret me krime të rënda duke përfshirë terrorizmin, akuzon Permyakovin se ka shpërthyer një bombë me telekomandë, duke shkatërruar automjetin e Prilepinit.

Hetuesit thonë se i dyshuari u kap në një fshat. Rajoni ku ndodhi atentati është më shumë se 425 km (265 milje) në lindje të Moskës.

I dyshuari “pranoi se kishte kryer një detyrë për shërbimet sekrete ukrainase“, pretendon Komiteti Hetues.

Kjo ngjarje vjen një muaj pasi një tjetër bloger pro-Kremlinit, Vladlen Tatarsky, vdiq nga një bombë në një kafene në Shën Petersburg.

Shpërthimi i së shtunës thuhet se ndodhi në një rrugë rreth 80 km nga qyteti i Bor.

atentat me bombe shkrimtarit nacionalist rus 1

Grupi partizan ‘Atesh’, i cili përbëhet nga ukrainas dhe qytetarë të Krimesë, pretendoi se qëndronte pas sulmit të Prilepin.

Ne kishim një ndjenjë që herët a vonë do të hidhej në erë”, kanë shkruar ata në Telegram. “Ai nuk po ngiste vetëm, por me një surprizë në pjesën e poshtme të makinës”.

BBC shkruan se nuk mund të verifikojë pretendimet e grupit “Atesh”.

Prilepin është i njohur për përfshirjen e tij në politikën ultra-nacionaliste ruse.

Një veteran i luftërave të përgjakshme të Rusisë në Çeçeni në vitet 1990, 47-vjeçari ka pranuar se ka luftuar përkrah separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Ai ka bërë thirrje për “kthimin e Kievit në Rusi“. Vitin e kaluar një grup i themeluar nga Prilepin u bëri thirrje zyrtarëve të “pastronin hapësirën kulturore” nga të gjithë ata që kundërshtojnë konfliktin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë mbi sulmin deri në përfundimin e hetimit.

Por zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova, kërkoi të fajësonte Britaninë dhe SHBA-në për sulmin.

Fakti është bërë i vërtetë: Uashingtoni dhe NATO ushqejnë një tjetër celulë terroriste ndërkombëtare,” shkroi ajo në Telegram.

Ky sulm është i fundit ndër ato që synojnë përkrahësit e profilit të lartë të luftës së presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.

Vladlen Tatarsky u vra muajin e kaluar. Blogeri kishte raportuar nga vija e frontit të Ukrainës dhe fitoi famë vitin e kaluar pasi postoi një video të filmuar brenda Kremlinit në të cilën ai thoshte: “Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do t’i grabisim të gjithë sipas nevojës. Ashtu siç na pëlqen.”

Aktivistja Darya Trepova, 26 vjeç, u arrestua më vonë dhe u akuzua për terrorizëm pas publikimit të një video, që besohet se ishte regjistruar nën presion në të cilën ajo pranoi se kishte sjellë një statujë në kafenenë që shpërtheu më vonë.

Dhe në Gusht 2022, Darya Dugina, vajza e një aleati të ngushtë të Putinit, u vra në një bombë të dyshuar me makinë pranë Moskës. Mendohet se babai i saj, filozofi ultra-nacionalist rus Alexander Dugin, i cili njihet si “truri i Putinit”, mund të ketë qenë objektivi i synuar i atij sulmi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts