Balona spiune kineze mbi Azi, BBC publikon imazhet e reja






img{ height:auto; }

balona spiune kineze mbi azi bbc publikon imazhet e reja

18:09 26/06/2023

BBC Panorama ka zbuluar prova të balonave spiune të Kinës, duke përfshirë edhe fluturimet mbi Japoni dhe Tajvan.

BBC në bashkëpunim me kompaninë e inteligjencës artificiale “Synthetic” ka analizuar sasi të mëdha të dhënash të kapura nga satelitët dhe kanë gjetur imazhe të shumta të balonave që kalojnë mbi Azinë Lindore.

Themeluesi i kompanisë, Corey Jaskolski, gjeti prova të një balone që kalonte mbi Japoninë veriore në fillim të Shtatorit 2021. Këto imazhe nuk janë publikuar më parë. Jaskolski beson gjithashtu se provat tregojnë se balonin është lëshuar nga Kina.

balona spiune kineze mbi azi bbc publikon imazhet e reja 1
Në foto: Imazhi satelitor i balonës së dyshuar spiune mbi Japoni

Ish-analisti i Azisë Lindore për CIA-n tha se kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë mbi Azi, por është një përpjekje e vazhdueshme që daton të paktën 5 vjet më parë. Ai u shpreh se balonat kineze ishin projektuar posaçërisht për këto misione me rreze të gjatë.

Japonia është një aleat i ngushtë i SHBA-së dhe më shumë forca amerikane janë të stacionuara atje se në çdo vend tjetër të huaj.

Yuko Murakami, nga ministria Japoneze e Mbrojtjes, tha për BBC se qeveria “po merrte të gjitha masat paraprake për të monitoruar situatën” dhe madje do të ishte e gatshme të rrëzonte balona për të mbrojtur “jetën dhe pronën e njerëzve në territorin e Japonisë”. Departamenti Amerikan i Shtetit beson se balonat kineze janë të pajisura për të mbledhur sinjale të inteligjencës.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë u trazuan në fillim të këtij viti, kur një tullumbace e supozuar spiune kineze u rrëzua në brigjet e SHBA. Kina pretendoi se balona e parë mbi veri-perëndim të SHBA-së në fund të Janarit ishte një aeroplan civil, i përdorur për kërkime shkencore si meteorologjia dhe se ishte një ngjarje e paqëllimshme dhe e izoluar./tvklan.al


Të ngjashme

balona spiune kineze mbi azi bbc publikon imazhet e reja

© 2023 TV Klan. All Rights Reserved.

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts