Berisha: Le të urojmë që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë

berisha le te urojme qe pashket e tjera te na gjejne te lire ne dinjitet dhe shpreseplote































Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

berishas

Berisha uroi që Pashkët e tjera ‘të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë’.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, lirisë dhe të vërtetave të mëdha të njeriut.

Para së gjithash më lejoni që të uroj sonte të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, gëzuar Pashkën, ditën e ngjalljes së Krishtit.

Ditën e pavdekësisë, ditën e frymëzimit të njeriut për besimin tek Zoti, tek hyu, tek e vërteta dhe e ardhmja.

Le të urojmë nga zemra që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë”, tha Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts