Britani, zyrtari i Kufirit arrestohet si emigrant i paligjshëm

britani zyrtari i kufirit arrestohet si emigrant i paligjshem
britani zyrtari i kufirit arrestohet si emigrant i paligjshem

12:34 29/12/2022

Në një kohë kur Britania e Madhe po lufton për të goditur emigrimin e paligjshëm, mediat vendase kanë publikuar një rast të çuditshëm. Një zyrtar që punon në Forcën e Kufirit për Mbretërinë e Bashkuar është vënë në pranga pasi dyshohet që është për vete një emigrant i paligjshëm.

Bëhet fjalë për një person mbi 30 vjeç, i cili punonte për Zyrën për Çështjet e Brendshme, agjencia përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të Britanisë. Drejtuesit e këtij zyrtari janë vënë menjëherë në aksion sapo kanë lindur dyshimet për statusin e tij.

Ky rast i çuditshëm ndodh në një kohë kur qeveria britanike po mundohet të godasë emigracionin e paligjshëm ku vetëm këtë vit kanë kaluar 45 mijë anije të vogla. Daily Mail shkruan se zyrtari është nga Ballkani dhe ka shkruar në Britani 20 vite më parë. Media britanike përmend edhe shqiptarët.

“I dyshuari është mbi 30 vjeç dhe ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar rreth 20 vite më parë nga Ballkani. Dyshohet se ai ka gënjyer për dokumentet e origjinës në mënyrë që të fitonte të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, më vonë shkoi të punonte për Zyrën për Çështjet e Brendshme. Gjatë viteve 1990 qindra shqiptarë pretenduan në mënyrë false se ishin nga Kosova në mënyrë që të fitonin azil”, shkruan media britanike.

Më tej, media britanike shton se ky person është i përfshirë edhe në një skandal korrupsioni në Forcën e kufirit të Mbretërisë së Bashkuar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts