Dita Kombëtare e Jetës, Massafra: Aborti jo një e drejtë! Është kundër fesë!

dita kombetare e jetes massafra aborti jo nje e drejte eshte kunder fese
dita kombetare e jetes massafra aborti jo nje e drejte eshte kunder fese

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Angelo Massfra në ditën kombëtare për jetën deklaroi se Kisha e kundërshton fort abortin e fëmijëve duke e cilësuar si një veprim të padrejtë si dhe vrasjet që ndodhin. Arqipeshkëvi i Shkodrës tha se vazhdon që të ketë diskutime se aborti duhet të lejohet por kjo sipas kishës bie në kundërshtim me Zotin dhe moralin njerëzor.

Kreu i Kishës Katolike të Shqipërisë i bëri thirrje të gjithëve që të heqin dorë nga gjërat e këqija dhe pasuria përmes të keqes për t’u bërë njerëz të mirë në këtë botë në ndjekje të shembullit të Jezusit.

Massafra ka edhe një thirrje për të krishterët që të shpallin Ungjillin si libri i shenjtë i Zotit. Mesha e shenjtë në ditën kombëtare të jetës u kremtua këtë të diel në katedralen “Shën Shtjefni” në qytetin e Shkodrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts