Atalanta triumfoi pasditen e djeshme ndaj Venecias në transfertë me rezultatin 1-3. Pas ndeshjes është shfaqur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili në mikrofonat e “DAZN” ka analizuar këtë sukses për bergamaskët:
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, sidomos për ndeshjet e fundit në të cilat do të japim gjithçka.
Fitorja na mungoi për shumë kohë, duhej të triumfonim dhe ia dolëm. Për 75 minuta luajtëm shumë mirë. Ishte e rëndësishme të riktheheshim.
Ne kishim disa kohë që nuk shënonim. U kthyem nga një seri e rezultateve negative duke marrë tre pikët.
Të shkojmë deri në fund, nëse nuk fitojmë sfidat tona është e kotë të shikojmë të tjerët.
Do të bëjmë gjithçka për të pasur sukses. Sot shkova shumë afër golit, mendova se do të shënoja. Do të provoj sërish ndeshjen tjetër.”, përfundoi Gjimshiti.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al