Flakët përfshinë maternitetin në Senegal, ndërrojnë jetë 11 foshnja të porsalindura

flaket perfshine maternitetin ne senegal nderrojne jete 11 foshnja te porsalindura
flaket perfshine maternitetin ne senegal nderrojne jete 11 foshnja te porsalindura

08:55 26/05/2022

Njëmbëdhjetë foshnja të porsalindura kanë ndërruar jetë si pasojë e rënies së një zjarri në një spital në qytetin perëndimor të Tivaouane në Senegal. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije presidenti i vendit Macky Sall. Zjarri që ra në spital përfshiu nga flakët departamentin e maternitetit.

Në raportet fillestare thuhet se zjarri u shkaktua nga një defekt teknik. Tre foshnja u shpëtuan nga zjarri, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Diop Sy. Kryteari i bashkisë së qytetit shtoi po ashtu se zjarri u përhap shumë shpejt dhe shërbimet e urgjencës ishin ende në vendngjarje.

“Nënave dhe familjeve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të thella”, shkroi Presidenti Sall në një postim në Twitter.

Incidenti ka ngjallur një reagim mjaft të ashpër në mediat sociale për gjendjen e kujdesit shëndetësor në Senegal./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts